Inter vuan por ia del ndaj Cremoneses në transfertë. Zikaltërit triumfuan 1-2, duke dalë kështu me 3 pikë nga kjo sfidë.
Nënkampionët e Italisë e shohin veten në disavantazh në minutën e 11-të me Okereke. Ky i fundit lëshon një super-goditje dhe realizon, me Onanan që e kishte praktikisht të pamundur për të bërë diçka.
Skuadra e Inzaghit do ia dilte të përmbyste shifrat falë Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas “tundi rrjetën” në pjesën e parë dhe në të dytën po “Demi” dërgon tifozërinë në festë. Inter është në vendin e dytë me 40 pikë.