Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se mjetet e reja do i shërbejnë shumë stacionit Zjarrfikës të Njësisë 4, pasi mbulon edhe zonat periferike dhe rurale të qytetit.

“Kemi jo vetëm një stacion zjarrfikës shumë dinjitoz për Kinostudion, por edhe mjete dinjitoze për të shërbyer në Njësinë 4, e sidomos në zonat rurale, ku janë problematikat më të mëdha. Me mjetet e reja dhe me ndërtesën e re puna bëhet më kollaj. Kemi kaluar disa sfida bashkë, si tërmeti dhe pandemia, por më kujtohen edhe vitet tona të para, kur punuam bashkë për të shmangur përmbytjet. Dje ishim te Lumi i Tiranës dhe shumë njerëz e kanë harruar sa kohë kalonin zjarrfikësit, duke nxjerrë ujin me pompa nga shtëpitë e përmbytura. Mos na dhëntë zoti sfida, por nëse na jep, jemi shumë më të përgatitur. Kjo falë edhe miqve shumë bujarë që kemi nga Japonia”, tha Veliaj.

Ai tha se stacioni i ri zjarrfikës në Kinostudio mbulon edhe një pjesë të zonës malore të Dajtit, të Zallbastarit, Shëngjergjit dhe Krrabës, prandaj mjetet ‘katër herë katër’ janë të nevojshme për të kryer shërbimin e duhur për qytetarët.

“Ajo që kemi mësuar nga miqtë tanë japonezë, është fokusi te jeta. Aseti më i madh i qytetit janë qytetarët. Qytet pa zjarrfikës kemi pasur edhe më përpara, por qytet pa njerëz nuk kemi pasur. Bashkëpunimi me Japoninë, kjo dhuratë bujare, që besoj se është vetëm fillimi, na dëshmon se miqtë njihen në ditë të vështira. Kur punët janë mirë, kur kemi festa, të gjithë duan bileta. Asnjë nuk kërkon biletë kur ka përmbytje, kur ka zjarr, kur ka tërmet dhe pandemi. Se në atë lloj shfaqje mendojnë se do merren vetëm ata që do rrezikojnë jetën. Edhe në ato lloj ditësh na duhen miqtë”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit!

Ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki falenderoi kreun e Bashkisë për mbështetjen që Tirana i ka dhënë aktiviteteve japoneze gjatë gjithë kësaj kohe. “Kryetari është mbështetës i fortë i aktiviteteve tona në Shqipëri. Jam shumë i nderuar që sot ne ju sigurojmë dy mjete zjarrfikëse. Kjo është hera e parë që sjellim mjete të tilla direkt nga Japonia në Shqipëri. Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë të mbështesim zjarrfikësit dhe nivelin e jetës në bashkinë tuaj dhe bashkitë e tjera në Shqipëri. Faleminderit shumë kryetar që e pranuat mbështetjen tonë”, tha ai.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV