“Pritet tërmet me përmasa të frikshme”, si parashikuan dy sizmiologët tragjedinë në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia po përballet ditën e sotme me një katastrofë për shkak të disa tërmeteve të njëpasnjëshme, prej gati 8 ballësh, që e kanë goditur dhe kanë shkaktuar shembjen e një numri të jashtëzakonshëm ndërtesash, teksa numri tragjik i viktimave deri në këto momente është 1500 dhe numri i të plagosurve ka shkuar në mbi 5000.

Këto shifra vijojnë në ndryshojnë nga minuta në minutë dhe kjo katastrofe merr përmasa akoma më tragjike. Ndërkohë, studiuesit sizmiologjikë e kishin parashikuar nj katastrofë të tillë. Sizmiologu holandez, Frank Hoogerbeets, i cili punon për organizatën Solar System Geometry Survey (SSGS) me bazë në Holandë, kishte parashikuar tërmetin më 3 shkurt 2023, vetëm tre ditë më parë.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet prej rreth 7.5 ballësh në rajonet e Turqisë Jug-Qendrore, Jordani, Siri dhe Liban”, shkruante ai në llogarinë e tij në Twitter. Ditën e sotme ai shkroi në lidhje me tërmetin e sotëm në Turqi dhe shpjegoi më shumë mbi këtë ngjarje të rëndë.

“Siç e thashë, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Tërmete të përmasave të tilla gjithnjë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ishte më 4 dhe 5 shkurt”, shkruan Hoogerbeets. Megjithatë, disa përdorues kanë vënë në dyshim parashikimin e ekspertit holandez, duke e quajtur atë pseudoshkencë.

Por një tjetër ekspert i nëntokës, Serkan Içelli, pati thënë për Daily Sabah se një tërmet i përmasave tejet të mëdha pritet të ndodhë në rajonin Marmara të Turqisë, ku është vendosur Stambolli, metropoli më i populluar i vendit, teksa shtonte se ka shanse për zhvillimin e një cunami.

“Rajoni i Egjeut është një vend shumë kompleks për ne dhe ne nuk e ndjekim shumë mirë. Sidomos zona nën ishullin e Kretës, e quajtur Harku Helen, është rrezikshmërisht e prirur ndaj tërmeteve. Ky rajon ka prodhuar më parë tërmete me magnitudë 8.0 dhe tani po shkakton tërmetet më të mëdha. Për sa i përket vendit tonë, një cunami mund të ndodhë në pjesë të Muglas”, tha ai.

Të fundit

Zyrtare, shtyhet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe...

Donald Trump i heq aksesin në informacionet e klasifikuara ish-Sekretarit Blinken

Presidenti Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara për Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit dhe Jake...

“Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave ikonike si Burj Khalifa...

Një person gjendet i pajetë në banesë, 50-vjeçari ishte me masë ‘arrest shtëpie’

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ne Pogradec. Mësohet se 50 vjeçari ishte me masë “arrest shtëpie”, ndërsa vuante...

Ish-kreu i PD: Berisha ka humbur, demokratët e kanë braktisur në katër anët e Shqipërisë

Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi teksa po komentonte protestën e djeshme të opozitës u shpreh se Sali Berisha ka humbur dhe nuk...

Lajme të tjera

Web TV