Veliaj nderon 10 punonjësit me kontributin më të gjatë në Bashki: Më vjen mirë që sot..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të 103 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj nderoi punonjësit me kontributin më të gjatë në punët e qytetit.

Certifikatë Mirënjohje morën punonjësit si Ganimet Gunga, i cili ka kontribuuar prej 40 vitesh në gjelbërimin e qytetit, apo Fatbardha Baholli, e cila numëron 32 vite punë në Bashkinë e Tiranës, teksa në prill mbush moshën për pension. Veliaj falenderoi edhe punonjës të tjerë, që kanë shërbyer për vite e dekada me përkushtim dhe profesionalizëm në sektorë të ndryshëm të bashkisë.

“Ne duhet të jemi një shoqëri që duhet të punojë më shume sepse i duhet të rikuperojë edhe kohën e humbur nga komunizmi apo tranzicioni, nga luftërat, pushtimet apo vonesat e panevojshme. Kemi humbur 13 vjet për sheshin “Skënderbej”, 3 vjet për Unazën e Madhe te “Astiri”, një vit për Këndin e Lodrave te Parku i Liqenit, 2 vjet për Pazarin e Ri. Prandaj, shpresoj shumë që, për brezat që do të vijnë, kontributi juaj jo vetëm që nuk do të harrohet, por do të kthehet në një leksion se si duhet shfrytëzuar dhe maksimalizuar çdo minutë, çdo sekondë, në dobi të vendit dhe qytetet tonë. Më vjen mirë që sot, duke qenë se kolegët janë në prag pensioni, nderojmë disa nga ata që i kanë kushtuar jetën qytetit”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se punët e mira mund të bëhen vetëm në skuadër, duke vlerësuar një nga një të gjithë ata që i kanë shërbyer qytetit të Tiranës me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim.

 

 

“Jam shumë i gatshëm që të marr të gjithë përgjegjësinë për kritikat që i bëhen qytetit, por nuk jam i gatshëm të marr asnjë meritë për vlerësimet që i bëhen qytetit, sepse ajo ka qenë punë skuadre. Unë gabimet i bëj edhe vetë, kurse punët e mira i bëj vetëm në skuadër. Ky është një reflektim edhe për mua si drejtues, por edhe për gjithë skuadrën tonë të mrekullueshme, që bën një nga punët më të vështira. Ata janë heronjtë që ndoshta nuk dali çdo ditë në televizor, nuk ftohen nëpër emisione, nuk kategorizohen si VIP-a, por pa këta njerëz të rëndësishëm, pa këta VIP-a të Bashkisë, që kurojnë çdo detaj, ky qytet nuk do ishte ku është sot, vlerë e pronës nuk do të ishte ku është sot. Për këtë ndihem i lumtur sot”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga... kanceri

Irfan Dashi, Ermira Frangu, Fatbardha Lila, Bukurie Demiraj, Astrit Fuga, Zef Leka, Fatbardha Baholli, Ganimet Gunga, Gzim Beluli, Ylli Lapardhoti janë punonjësit që u nderuan me “Certifikatën e Mirënjohjes” nga Bashkia e Tiranës.

Të fundit

VIDEO/ I riu me ngjyrë rrihet nga policia amerikane për shkak se nuk kishte ndezur dritat

Rrahja e 22-vjeçarit me ngjyrë, Will McNeil Jr., nga oficerët e policisë në SHBA ka ndezur debatin. Sot janë...

Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Nga Louise Perry Në qershor, ligjvënësit në vendin tim të lindjes, Britaninë, miratuan planet për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar. Nëse projektligji bëhet ligj, Anglia...

Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Ka dështuar për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndërsa nga afati 30-ditor, i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë mbetur vetëm tri...

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes, duke ngritur dyshime...

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues brenda vitit 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi në një postim në Facebook se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare...

Lajme të tjera

Web TV