Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar shumë të dobët protestën e opozitës të mbajtur dy ditë më parë para Kryeministrisë.
Opozita doli në shesh për skandalin “McGonigal” dhe pjesëmarrja nuk ishte aq sa deklaronin Ilir Meta e Sali Berisha. Ngjela, duke folur në media ka thënë se militantët i lanë në baltë krerët e opozitës, duke thënë se numri i pjesëmarrësve ishte minimal. Sipas tij, protesta mund të quhet e dështuar sepse nuk kishte kauzë. “Ishte e dobët. Kalova unë me makinë te ura. Protestuesit vinin deri te kullat binjake.
Llogariteni sa ishte numri, ja po e quajmë 3 mijë. Duhet ta priste Saliu sepse shqiptarët nuk dalin në protestë për një krim që është konsumuar jashtë shtetit. Nuk kishte kauzë sepse nëse do të ishte Rama i implikuar e merrnin ata dhe jo ne.
Nëse është i aplikuar do dalin faktet dhe kjo e implikon, në mos e ekstradojnë fare se çështja lidhte me Rusinë”, deklaroi ai. Më tej Ngjela u ndal dhe te deklarata e Berishës se ai do të bëjë revolucion. Sipas tij, kjo deklaratë ju kthye në bumerang, pasi populli nuk ku përgjigj thirrjes. Sipas avokatit, nuk mund të rrëzohet një qeveria me dhunë dhe Berisha e di shumë mirë këtë, pasi e provoi në vitin 1998. “Po sot pse nuk e bëri revolucionin? Sepse nuk kishte njerëz. Në mos ka pasur dhe paralajmërim nga politika botërore, por nuk e di. Por njerëz nuk kishte. Fakti që nuk kishte përkrahje nuk kishte masë kompakte. Si mund të bësh revolucion pa një masë kompakte. Që të jetë mbështetje jo për ata që do bëjnë dhunën, por për protestën. Por pyetja është se pse i duhet revolucioni Saliut? Bën revolucion ti në një vend të NATO, kur ne jemi doktrinë e Perëndimit dhe kjo doktrinë thotë se pushtetet ndërrohen me votë. Ky pati dëm të madh sot. Lere ç ‘thotë do bëjë kryengritje të hënën. E panë njerëzit që nuk kishte përkrahje. Ju kthye në bumerang protesta dhe ka vetëm një rrugë për të shpëtuar PD, edhe pse nuk e di nga çfarë do ta shpëtojë. Është nën ankth nga non grata në Amerikë dhe do përgjigjet, por nuk i thua dot Amerikës se unë kam përkrahje të madhe dhe nuk pyes për non gratën tënde prandaj hiqe. Nuk flitet me këtë mënyrë me SHBA”, u shpreh avokati. Ndërkohë ai e ka cilësuar ndalimin e Berishës para selisë së PS si një lajthitje logjike. Sipas tij, Berisha dështoi ta rrëzonte Ramën dhe kërkon tani ndihmën e socialistëve. “Janë aksione shumë të rënda këto të intelektit. Si mund tu thuash socialistëve të bashkohen me atë të rrëzojnë Ramën, se unë nuk e rrëzova dot. Ky ishte nënteksti. Halli të degdis nëpër formula jo logjike, por duhet të kesh staf. Nuk duhet ta lejonte stafi të fliste kështu. Pse iku nga sheshi sot. Ata që duan ta rrëzojnë flenë atje. Si do ta rrëzoj? Ky ka ushtrinë e policinë. Ky do vrasë njerëz? Si do ta rrëzojë, me armë? Me ushtri? Me armë të paligjshme, me kaçakë do e rrëzojë. Ja e rrëzoi me kaçakë si atëherë do iki prapë”, nënvizoi avokati. Në përfundim, Ngjela u shpreh se edhe të hënën nuk ka për t’i shkuar njeri pas. Avokati e cilësoi vendimin për të protestuar të hënën ishte një zbythje nga dështimi i djeshëm.