Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i dënuar me nga GJKKO me 2 vite burg në mungesë, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali. Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokati tij mbrojtës Sokol Hazizaj. Marrja e statusit azilant politik shuan shpresat e SPAK për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri.
Kujtojmë se ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.
Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në prag të marrjes së vendimit të formës së prerë, Llalla mundi të arratisej jashtë vendit, ndërkohë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar.