Muzeu i ri “Besa”, Rama: Destiancion për ata që duan të njihen me historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shpallur këtë të premte konkursi ndërkombëtar për projektin e Muzeut “Besa”, muze për historinë e shpëtimit të hebrejve në Shqipëri.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky projekt do t’i hapë rrugën krijimit të një destinacioni jo vetëm të  historisë së shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe traditës, kulturës dhe artit hebraik.

Teksa përmend dokumentacionet historike, Rama tha se në Shqipëri, qytetarët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm te nazistët.

Për kreun e qeverisë, konkursi i sotëm shënon një hap shumë të rëndësishëm dhe pa kthim për realizimin e kësaj vepre.

Është një tjetër moment shumë i rëndësishëm për historinë, zhvillimin urbanistik dhe arkitekturën e Tiranës dhe më në fund mund të marrim frymë të lehtësuar nga një barrë e kahershme detyrimi në raport me fëmjët tanë dhe vizitorët e vendit tonë që lidhet me mbase faqen më të lavdishme të historisë së shqiptarëve, shpëtimi i hebrejve gjatë Luftës së Dyëtë Botërore. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara Luftës së Dytë Botërore. Është një vend ku, siç tregon dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm te nazistët, një vend ku historitë e shpëtimit të hebrenjve nga njerëzit e zakoshëm, janë një arkiv i tërë skenarësh për filma që padiskutim do të rrinin me shumë dinjitet krah për krah kryeveprash të kinematografisë. Ne nuk e kemi ende të shënjuar këtë histori në turpin e vendit tonë si një sinjalistikë urbane. Tani kemi nisur dhe fatmirësisht nuk është kjo vepra e parë, është e dyta në radhë pasi më parë kemi nisur Muzeun e Hebrejve në Vlorë. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme por edhe për të rinjtë që duan të njihen me historinë e shtetit të Izraelit. Sot hedhim një hap shumë të rëndësishëm dhe pa kthim për ta realizuar këtë vepër”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Basha uron besimtarët:Zoti na faltë dhuratën e shpresës

Të fundit

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias...

Nuk paragjykojnë asnjë, këto janë shenjat më mendjehapura të horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë se e kemi tepruar. Të...

Historia pas logos së Mercedes Benz

Logoja ikonike e Mercedes-Benz, ylli me tre cepa brenda një rrethi, mbart një histori të pasur që pasqyron bashkimin e dy gjigantëve të automobilave:...

Blerja historike e Kanalit të Panamasë nga SHBA

Një grup investitorësh të udhëhequr nga BlackRock, një firmë amerikane e menaxhimit të aseteve, ka rënë dakord të blejë dy porte në Panama në...

Zgjedhjet/ Kreu i Këshillit të Diasporës bën thirrjen e fundit për t’u regjistruar

Kur edhe pak orë nga ndajnë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e votuesve nga jashtë Shqipërisë, kreu i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark...

Lajme të tjera

Web TV