“Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”/ Rama zbardh detaje nga takimet në Mynih

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, në kuadër të konferencës së Sigurisë 2023, që mbahet në Mynih.

Në një postim në facebook, Rama ndan fotot nga takimi me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë takim u diskutua mbi agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama shoqërohet nga ministrat e kabinetetit Olta Xhacka e Niko Peleshi.