Çështja Rama-McGonigal/ Berisha: Ose komision hetimor për Ramën, ose destabilitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i opozitës Sali Berisha ka kërcënuar se nëse Rama nuk do të lejojë ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për “skandalin McGonigal”, do të ketë destabilitet në vend.

Sipas tij, komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese dhe nëse pengohet opozita në këtë nismë do të ketë protesta të ashpra.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër deklaratës së kryeministrit i cili u shpreh se: “Nuk do ketë asnjë shans për tu ngritur Komision Hetimor Parlamentar”, për çështjen McGonigal. “Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese për të krijuar komisione.

Nëse ky, beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. Unë u them qytetarëve shqiptarë, që kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature, nuk ka ndodhur që byroja e parlamentit të anulojë ligjet, as byroja politike e Enver Hoxhës nuk anulonte ligjet”, deklaroi ai. Bëhet fjalë për që ka shpërthyer prej dy javësh ku në SHBA u arrestua dhe procedua për akuzën e lidhjes me oligarkë rusë dhe korrupsion ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charls McGonigal. Për rastin e Shqipërisë akuzohet se ka kryer të paktën katër takime me kreun e qeverisë shqiptare të cilat nuk i ka deklaruar.

Po ashtu në Shqipëri ka dyshime se MCGonigal ka ngritur biznese dhe se në takimin e parë me Ramën mori nga zyra e kryeministrit disa dokumenta të cilat i paraqiti si “investigim të tij” në një rast të mundëshëm lobimi të dyshimtë të PD-së në SHBA. Shpërthimi i kësaj çështje që po bën buje në SHBA po shfrytëzohet nga opozita shqiptare e cila kërkon dorëheqjen e Ramës dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për këtë çështje.

Nga ana tjetër Berisha dje njoftoi për një tjetër iniciativë proteste ndaj kryeministrit. “Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio. Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë”, është shprehur Sali Berisha.

Ai paralajmëroi Ramën duke thënë se “kemi shumë punë, kush tha që do të qëndrojmë urtë e butë”. “Unë mendoj se protesta ishte madhështore, ajo që thoni ju duhet përdorur edhe dhuna se janë të revoltuar deri në palcë, por parimi i jonë është i joni ne besojmë se revolucioni paqësor fiton. Gjërat janë ndryshe, unë shoh interesat e shqiptarëve nuk më tërheq njeri natyrisht kam folur dhe flas për mosbindjen civile por nuk ka revolucion paqësor që të përfundon brenda një jave është proces më i zgjatur. Unë kam respekt për të gjithë militantët dhe kërkoj mirëkuptimin e tyre”, tha Rama. ndërsa i ndalur tek “bojkoti” që Rama i ka bërë Parlamentit, Berisha tha se po rrafshohet Parlamenti. “Një njeri që thotë shkoj në Parlament kur të dua, s’vjen në Parlament, anulon ligje.

Lexo edhe :  Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025

A e dini çdo të thotë të anulosh ligje ne byro Parlamenti, rrafshim i Republikës, shuarje e saj. Aty merr fund, anulon ligje me sms. Kalon çdo lloj imagjinate. Prandaj kemi punë me të, do kemi shumë punë me të. S’ka ç’fokusim, fokusi është Rama”, tha Berisha. Ai tha se situata në vend po bëhet më kritike. “Situata në vend po bëhet gjithnjë e më kritike. Edi Rama deklaron se shkon në parlament kur të dojë, pavarësisht se Kushtetuta ka detyrime të qarta për detyrimet e kryeministrit ndaj parlamentit. Por po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje të qeverisë vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha, ai me SMS drejton qeverinë, ai me SMS drejton Lindën në parlament. Faktikisht, ky është shndërruar në shtetin Linda-Belinda dhe padronit të tyre pa asnjë normë morale, politike dhe asgjë”, deklaroi ish-kryeministri.

Regjistrimi në KQZ-së

Sali Berisha pyetjes së gazetarëve se a do të jetë kaq i butë nëse Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e regjistron për zgjedhjet e majit. Sipas Berishës protesta nuk ka lidhje me vendim e gjykatës.Jo protesta nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës por në rast se e bën Edi Rama atë, çdo gjë mund të ndodhë po ata kanë ndërgjegje atë që bën palë që nuk është palë, në rast se ecim në këtë mënyrë ç do veprim do tjetërsohet, do të hapësh gjyq, shkon e hap nga e para, e kam të vështirë ta besoj se mund të veprojë në këtë mënyrë. Kemi punë me Edi Ramën. Kush tha që do qëndrojmë urtë e butë.  Kemi punë me Edi Ramën, kush tha që do qëndrojmë urtë e butë, as tani, as atëherë, Rama ka punë me ne, ja them këtu publikisht dhe haptas”, tha Berisha.

 

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV