Blinken: Kina mund t’i japë Rusisë armë për luftën në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Kina po e shqyrtonte sigurimin e armëve për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, duke paralajmëruar Pekinin se çdo furnizim do të “shkaktonte një problem serioz”.

“Shqetësimi që kemi tani bazohet në informacionin se ata po konsiderojnë të ofrojnë mbështetje vdekjeprurëse”, tha Blinken për Face The Nation të CBS.

I pyetur se çfarë mbështetjeje vdekjeprurëse po fliste, ai tha “gjithçka nga municionet deri te vetë armët”.

Kina ka mohuar raportimet se Moska ka kërkuar pajisje ushtarake.

Presidenti kinez, Xi Jinping, është një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ende nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë – por ai ka kërkuar të mbetet neutral në konflikt dhe ka bërë thirrje për paqe.

Më 18 janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka shkruar një letër liderit kinez duke e ftuar atë për bisedime.

Zelensky vazhdimisht ka kërkuar që të krijojë kontakt me Xi që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, me shpresën se Pekini do të përdorë ndikimin që ka mbi Putinin.

Kina dhe Rusia njoftuan për një bashkëpunim “pa kufi” pak para se Putin të urdhëronte trupat e tij të nisnin pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit të vitit 2022.

Që nga ky moment, marrëdhëniet ruso-kineze kanë ndryshuar, kryesisht për shkak të ideologjive të ngjashme për të rishkruar rendin botëror, por edhe për shkak të kundërshtimeve që kanë ndaj Shteteve të Bashkuara në skenën globale.

Në vitin 2023, pyetja qendrore mbetet ajo se si Kina do të rrisë lidhjet me Rusinë, marrë parasysh luftën e kësaj të fundit në Ukrainë.

Ndonëse ekspertët besojnë se është e qartë që Pekini nuk ka synime që të heqë dorë nga Moska si partnere, megjithatë mund të planifikohen kufizime se deri në çfarë mase Kina do të mund të ndihmojë Rusinë./REL

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV