Tre persona të vdekur, mbi 600 të plagosur si pasojë e tërmetit të radhës në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm./REL

Të fundit

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Lajme të tjera

Web TV