“Berisha është kryetar i Foltores dhe jo i PD”/ Ish-deputeti: Qëllimi ka qenë…

Ish-deputeti Azgan Haklaj ka qenë tepër kritik ndaj kreut të PD Sali Berisha dhe situatës ku ndodhet sot kjo forcë politike.

Ai tha se Berisha ka uzurpuar me dhunë selinë e PD dhe se ai është vetëm kryetar i foltores.

Në studion e Faxnews, me gazetaren Xhilda Kondi, Haklaj tha se ndryshimet kushtetuese vranë demokracinë shqiptare dhe nuk ka rotacion me votë por me marrëveshje.

Haklaj: Ka vetëm një PD dhe një Foltore që po mundohet të uzurpojë selinë e PD me dhunë, që do të jepet vendimi më datë 3.

Është një situatë paradoksale, Berisha është kryetar i Foltores.

Ai e ka ndarë me keq Partinë Demokratike. Jam i bindur se Apeli do e zhbëjë vendimin e Zhukrit. Gjithcka që ka bërë Berisha është nul .

Qëllimi ka qenë asgjësimi i PD.

Ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 vranë demokracinë shqiptare. Që nga 2008 ne nuk kemi zgjedhje, nuk kemi rotacion me votë por me marrëveshje.  Kemi ngjarjen e janarit të 2011, shkak pasojë e trekënëshit të Bermudës, pastaj kemi marrëveshjen Meta-Rama.