“Luli si inceneratori në Tiranë”, Balliu ironizon Bashën: Ekziston vetëm në letra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka ironizuar ish-kreun e PD, Lulzim Basja.

Ai ka bërë një postimi me nota ironie në rrjetet sociale, ku shkruan: “Luli në politik është si inceneratori në Tiranë, ekziston vetëm në letra”.

“Luli në politik është si inceneratori në Tiranë, Ekziston vetëm në letrat e qeveris në të vërtet është inekzistent. Gjithashtu njësoj si inceneratori pagesat i mer dhe ai” shkruan Balliu në postimin e tij.

Ky reagim i Balliut vjen pasi rezultoi se Gjykata nuk e ka njohur deklaratën e dorëheqjes së bërë nga Lulzim Basha një vit më parë, pasi mesa duket ajo ka qenë vetëm gojarisht atë kohë dhe nuk është shoqëruar me një dokument ligjor.

Vërtetimi është lëshuar me datë 1 Mars 2023, dy ditë para seancës së mbajtur në Gjykatën e Apelit, ku u vendos që çështja e vulës dhe e logos së PD të rigjykohen në Shkallën e Parë. Ky vendim ligjëron lidershipin e Enkelejd Alibeaj, përgjatë kohës që do zhvillohet beteja ligjore me grupimin e drejtuar nga Sali Berisha.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV