Me lule dhe ballokume, Meta e kalon Ditën e Verës me të rinjtë në Tiranë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur që Ditën e Verës, ta kalojë me të rinjtë dhe gratë e njësisë nr 10 në Tiranë.

Në fotot e publikuara nga Meta, shihet se në tavolinë nuk kanë munguar ballokumet, të cilat janë simbol i kësaj feste të përvitshme.

“Një ditë me energji pozitive, me lule dhe ballokume mes grave, të rinjve dhe të rejave të njësisë nr.10 në Tiranë. Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Meta.