“Qeveritarët janë bërë synet nga gjuha”/ Ish deputeti denoncon vjedhjen me karburantet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidhur me naftën kontrabandë në vend, ku shprehet se Shqipëria konsumon rreth 700 -800 mij ton karburant ne vit, ndërkohë vitin që kaloi nga doganat rezulton të jenë zhdoganuar rreth 450 mij ton sipas tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti thekson se mbi 300 mij ton naftë kanë hyrë kontrabandë pa paguar taksa.

Murrizi shkruan se nafta që nxirret dhe vidhet nga kompania kineze “Bankers Petrol” që prej vitit 2004 nuk është paguar asnjë tatim fitim për buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit:

Mbi 1,5 milion ton nafte ne vit nxiret dhe “ vidhet” nga kompania Kineze Bankers Petrol prej vitit 2004 pa paguar asnje lek tatim fitimi ne buxhetin e Shtetit.

Nga viti 2004 pra prej 19 vitesh pothuajse te gjitha qeverite dhe qeveritaret jane bere synet nga gjuha te belbezojne nje fjale per kete super grabitje qe sipas burses se naftes shkon nga 400-600 milion euro ne vit.

Asnje deputet i pushtetit apo opozites nuk ka folur kurre, bile as deputetet e qarkut Fier nga te gjitha partite.

Ajo qe me habit shume eshte edhe heshtja e Zj Kim meqenese Amerika eshte shum e interesuar qe ne Shqiperi te mos kete influenca te bizneseve Kineze dhe Ruse.

Kur kjo kompani ishte gjoja Kanadeze ish ambasadori Lu gati sa nuk u rrah ne zyre me ish prokurorin e pergjithshem LLALLA pse prokuroria e rrethit Fier filloi hetimet te cilat i pushoi pastaj

Shqiperia konsumon rreth 700 -800 mij ton karburant ne vit.

Vitin qe u mbyll pra 2022 nga doganat rezulton te jene zhdoganuar rreth 450 mij ton

Pra mbi 300 mij ton hyn kontrabande pa paguar taksa.

Nese kjo sasi nafte pra mbi 1.2 milion ton nafte do perpunohej ne Shqiperi, ky Vend nuk kishte pse importonte nafte me çmimin me te larte ne rajon nga asnje vend i botes.

Kjo vjedhje i kalon shifrat gati dy her me shume ne vit sesa imceneratoret.

Ish drejtuesi i SPAKUT kermilli Arben Kraja as qe guxoi te hidhte syte nga kjo super vjedhje.

Po Z Altin Dumani a do guxoj dot te nis nje hetim per kete super vjedhje???????/

 

Të fundit

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Lajme të tjera

Web TV