I quan banorët pa nivel/ Bledi: Luizi këndonte këngët, por nuk dinte përkthimin e tekstit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel.

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Bledi Mane i ka konsideruar banorët e Big Brother pa nivel. Sipas tij ai ka një IQ më të lartë se banorët e tjerë e kjo për shkak se është më i lexuar dhe më i shëtitur.

Luizin e akuzon se këngët që ai këndon në gjuhë të huaja nuk ia di as përkthimin e tekstit. Madje Mane i konsideron banorët si studentët e një shkolle private, ku japin lekët dhe në fund marrin diplomën.

Bledi Mane: Unë pashë Oltën aktore që nuk përmendi kurrë rolet e saj, një emër dramaturgu ose një film.

Edhe Luizi këndonte një këngë në anglisht ose gjuhë tjetër, por jam i sigurt që nuk dinte përkthimin e tekstit e kaq ose kush e kishte shkuar ose kush e kishte kompozuar.

Blendi Salaj: Ti po thua se banorët e Big Brother janë disi injorantë?

Bledi Mane: Shtëpia e Big Brother mu duk si një universitet privat që kishte sjellë ca njerëz që kishin bërë pagesën dhe kaq ishte e rëndësishme, në fund kërkonin diplomën.

Blendi Salaj: Dhe ti në këtë universitet privat ishe kush?

Bledi Mane: Unë isha një student i dalluar që prindërit e mi kishin marrë lekë borxh për të më arsimuar dhe i thashë prindërve unë po dal, merrini lekët mbrapsht.

Herën tjetër një thirrje për Vëllain e Madh që ta  rafinojë një çikë nivelin kulturor të njerëzve sepse unë s’mund të rija të dëgjoja Jonën 1 orë e gjysmë për lavatriçen.

Të fundit

Mëngjesi i Lutjeve, Bardhi: SHBA mbetet aleat i përjetshëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë...

Rama niset për në Madrid/Kryeministri njofton eventin e radhës që organizohet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se do të udhëtojë drejt Madridit në Spanjë duke qenë se Shqipëria është përzgjedhur si vendi ku...

A është e garantuar vota e emigrantëve? KRIIK ngre shqetësime për procesin

Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, shpjegoi në një studio televizive informacion disa aspekte të kuadrit ligjor për votën e emigrantëve. Male tha se ligji...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

Mesa duket, Sara Hoxha nuk është ende gati për një lidhje të re. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej...

Lajme të tjera

Web TV