Papa Françesku del nga spitali/ Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë, Papa Françesku është liruar të shtunën dhe tani pritet t’i fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore. Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë se ai është “ende gjallë”.

Ai ishte hospitalizuar të mërkurën shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte përmirësuar me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor. Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, sipas një video të publikuar nga Vatikani. Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, kishte bërë të ditur të premten se Papa Françesku do të lirohej nga spitali dhe do ta kryesonte meshën e madhe të së dielës.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

Papa kishte të planifikuar edhe një vizitë në Hungari në fund të prillit. Vatikani fillimisht tha se Papa kishte shkuar në spital për një kontroll të paraplanifikuar, por mediat italiane hodhën dyshim mbi këtë pasi që një intervistë televizive ishte anuluar në momentet e fundit. Papa ka përdorur karrocë për të lëvizur gjatë muajve të fundit shkaku i disa problemeve me gjurin e tij.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për një problem me zorrën e trashë në vitin 2021. Në janar, ai tha se problemi i ishte kthyer. Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka mbetur aktiv dhe edhe ka udhëtuar jashtë vendit. Në shkurt, ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.

Lexo edhe :  “Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij në pozitë, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë në shekuj që dha dorëheqje vullnetarisht nga pozita e tij. Ai e kishte përmendur gjendjen e keqe shëndetësore si arsye për dorëheqje. Papa Françesku ka thënë më parë se edhe ai mund të dëshirojë t’i ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet./REL

 

Të fundit

Pasi hoqi mbiemrin e babait, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ndryshon edhe emrin

Shiloh Jolie, vajza 19-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka bërë një paraqitje të veçantë në një event...

Mbi 433 mijë makina me xhama të errësuar të certifikuar në Shqipëri që nga viti 2019

Që nga fillimi i vitit 2019, kur u miratuan standardet për errësimin e xhamave të automjeteve, e deri në prill të vitit 2024, janë...

Griezmann i qëndron besnik Atleticos deri në vitin 2027, ëndrra për La Ligën vazhdon

Nuk ka dilema, Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid. Sulmuesi francez ka rinovuar kontratën me Los Colchoneros deri në vitin 2027. “Atleticos, jam...

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit

Sezoni turistik ka nisur, dhe bashkë me të edhe aktivitetet ujore, si xhiro me Jet Ski, të cilat janë ndër atraksionet më të kërkuara...

Trajneri i Interit joshet nga miliardat e Arabisë Saudite, 4 emra për stolin zikaltër

Interi këto ditë nuk po vuan vetëm mbylljen e sezonit pa trofe, por edhe largimin e pritshëm të trajnerit Simone Inzaghi. Ky i fundit...

Lajme të tjera

Web TV