Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta regjisori Kristaq Mitro!

Kristaq Mitro, regjisor i disa prej filmave më të arrira të kinematografisë shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Emrin e regjisorit Kristaq Mitro e mbajnë prodhime të suksesshme të kinematografisë shqiptare si filmat “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Apasionata”, etj. Ndërkohë që në vitin vitin 1990 solli filmin artistik “Një vajzë dhe një djalë”. Kristaq Mitro, i lindur më 1 dhjetor 1945, ishte edhe profesor në Universitetin e Arteve.

 

Filmat e Krista Mitros

Një djalë edhe një vajzë (1990)

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Duaje emrin tënd (1984)

Apasionata (1983)

Njeriu i mirë (1982)

Në prag të lirisë (1981)

Liri a vdekje (1979)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Dimri i fundit (1976)

Tokë e përgjakur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)