Merret vendimi/ Ukrainasit dhe afganët mund të qëndrojnë në Shqipëri edhe 1 vit më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat e strehuar nga Ukraina dhe Afganistani do të mund të qëndrojnë në Shaipëri edhe për një vit më shumë. Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas VKM-së, ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtyre vendimeve.

VKM:

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

//////

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Një ndryshim në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të këshillit të ministrave, “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi, me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në republikën islamike të afganistanit, dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare ”, të ndryshuar.

Në pikën 2/1, togfjalëshi “… dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë …”, zëvendësohet me “… deri më 24.8.2023 …”

 

Të fundit

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Lajme të tjera

Web TV