Lazio fut Juven në kolaps, shpëtimi pritet nga talenti i Salzburg

RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the Italian Supercup match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A)

Humbja 3-1 ndaj lacialëve e ka vënë në alarm Juventusin. Edhe pse me repartin e sulmit ndër më të mirët në Europë, prapë nuk mjaftuan të thyejnë romanët e Lazios në finalen e Supërkupës.

Në fakt kjo humbje ishte dy herë shpullë për kampionët italianë të cilët u mundën edhe në takimin e radhës.

Por drejtuesit e Juves, duke parë dëshpërimin e madh që kaloi skuadra kanë menduar të futen në merkaton e Janarit fuqishëm. Emri që lakmon gjithë Europa është ai i yllit norvegjez të Salsburg, Erling Braut Haaland.

Kështu humbja dhe një sezon me ulje ngritje ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Dy teknikët e njohur Nedved dhe Paratici po planifikojnë të futen menjëherë në merkato për t`i bërë dhuratën e parë trajnerit Sarri.

“Tuttosport” dhe “Corriere dello Sport” bashkohen në një pikë këtë të martë teksa kanë hapur faqen e parë të gazetës me Erling Braut Haaland.

Talenti anglo-norvegjez pritet të jetë dhurata e parë për Sarrin, një lojtar i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje. Juve ka kaluar konkurrencën e M. United, B. Dortmund dhe Laipzig, tri ekipe që gjithashtu janë në garë për biondin e Salzburg.

Mino Raiola së bashku me “xhevahirin” e tij kanë nisur një tur këtë periudhe për të dëgjuar ofertat e Dortmund dhe Laipzig, por në fund ka qenë vetë lojtari, sigurisht i shtyrë dhe nga Raiola, që ka vendosur të vijoj karrierën në Torino.

Gjithnjë sipas dy medieve italiane, gjithçka pritet të mbyllet mbi bazën e 30 milion euro plus bonuseve. Me Haaland, Juventus mendohet se do të kompletojë ofensivën e cila edhe në këto kushte është e fortë me CR7, Dybala dhe Higuain edhe pse nuk mundën dot ta thyenin Lazion modeste pa yje, por me një skuadër të bashkuar. /Fjala.al/