Plas sherri në një familje në Dibër/ 24-vjeçari rreh vëllanë dhe njerëzit e nuses së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt në familje ka ndodhur në Dibër, ku është arrestuar një 24-vjeçar dhe është proceduar në gjendje të lirë babai i tij, që ka tentuar policinë që të mos kryente prangosjen e të riut.

24-vjeçari është konfliktuar me të vëllanë  e tij, dhe njerëzit e kunatës, në rrethana që ende nuk dihen, dhe ka dëmtuar makinën e njërit prej tyre.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj.

Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

Rokadë në Policinë e Tiranës! Emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione...

“Vetë kryeministër, vetë kryepolic, vetë kryebashkiak”/ Rama ka marrë peng pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën dhe pavarësinë e pushtetit vendor, duke vendosur se kush rri...

Kraja: Rama sillet si menaxher autoritar, vetë i emëron dhe i shkarkon të gjithë

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, në një intervistë për  një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta në drejtim...

Ristrukturim i Departamentit Amerikan të Shtetit, 1300 punonjës shkarkohen nga detyra

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani të gjerë riorganizimi të iniciuar...

Lajme të tjera

Web TV