Zgjedhjet lokale/ Pas Alibeajt, Escobar takon dhe Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I Dërguari i Posaçëm Amerikan  Gabriel Escobar vijon ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, ku këtë të mërkurë, ka takuar kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, dhe tashmë ndodhet në zyrën e Ilir Metës.

Gazetarja Erneta Shevroja, raporton për ABC News se ky është takimi i fundit politik që ai po zhvillon në vendin tonë, ku pritet që të dërgojë mesazhin e amerikanëve për rëndësinë e procesit zgjedhor të 14 majit.

Gjithashtu takimi me Ilir Metën duket se do të jetë dhe si një ndërmjetësim për të dërguar mesazhin e tij tek Sali Berisha, në mënyrë indirekte meqë në këto zgjedhje ato garojnë si një koalicion i përbashkët.

Ndërkohë një ditë më parë pas mbërritjes në Tiranë ai ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës, Bajram Begaj,dhe në focus të këtij takimi duket se kanë qenë zgjedhjet locale të 14 majit.

Të fundit

S’e përjashton protestën e diasporës, Berisha paralajmëron Ramën nga Brukseli

Në një deklaratë nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri theksin te raporti i Komisionit të Jashtëm...

Murseli deklarohet sërish i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të...

Historia e transplantit të parë të zemrës

Kur Christiaan Barnard transplantoi zemrën e parë më 3 dhjetor 1967, - dhe vendosi zemrën e një gruaje 25-vjeçare në trupin e një burri...

“Zgjedhjet ishin të konkurueshme”/ Flet analisti: Polarizimi e ka emrin Sali Berisha

Analisti Arben Meçe komentoi qëndrimin e ndërkombëtarëve lidhur me zgjedhjet e fundit elektorale në vend. I ftuar në një studio televizive Meçe tha se...

S’janë fëmijët e Danimarkës ata që se përballojnë debatin për Gazën. Janë politikanët

Duke ndaluar një debat shkollor mbi sovranitetin palestinez, udhëheqësit tanë kanë zbuluar se çfarë vendi po bëhemi Rune Lykkeberg* Në Danimarkë, na pëlqen të mendojmë se...

Lajme të tjera

Web TV