Furnizimi i Tiranës me ujë/ Drejtori i UKT-së tregon dy projektet që nisin këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, Elton Kacidhja deklaroi se këtë vit do të nisin dy projekte të cilat do të mundësojnë furnizimin me ujë e të gjithë popullsisë në Tiranë.

Ai u shpreh se do të niset projekti i “Gurit të Bardhë” dhe “unazës së presionit”.

Kacidhja sqaroi se burimi i Gurit të Bardhë është një burim i ri që e marrim nga Bashkia Klos dhe do t’i shtojë Tiranës 1200 litra ujë në sekondë.

Ndërsa, unaza e presionit, do të jetë një tub i madh, 30 kilometra që do të vihet në çdo cep të qytetit dhe do të jetë si vaskë presioni për të furnizuar çdo cep të qytetit në mënyrë të njëtrajtshme.

“Janë disa hapa të cilat, ne do të na çojnë për këtë 4 vjeçar, për këtë mandat të ri, në përfundmin e të gjithë përpjekeve tona, për ujë 24 orë. Janë 4 projekte strategjike dhe brenda këtij viti, ne nisim dy prej tyre, që janë burimi i ri i Gurit të Bardhë dhe unaza e presionit. Burimi i Gurit të Bardhë është një burim i ri që e marrim nga Bashkia Klos, 18 kilometra nga Tirana, vijmë me një linjë transmetimi, kalojmë me një tunel rreth 1.8 kilometra pranë Rrugës së Kombit dhe vijmë në basenin e Dajtit, ku i shtojmë qytetit, maksimalisht 1200 litra ujë në sekondë dhe një mesatare vjetore, rreth 570 litra ujë në sekondë, të cilat plotësojnë bilancin e ujit për kërkesën që ka Tirana për ujë të pijshëm, për një perspektivë 25-vjeçare. Tirana rritet çdo vit me 25-30 mijë banorë.

Ky projekt është hartuar nga Ujësjellësi Budapestit. Prokjekti i dytë që lidhet me Gurin e Bardhë, është unaza e presionit. Tirana ka pasur një mangësi që lidhet me presionin në qytet. Unaza e presionit është një depo e madhe, një tub i madh, 30 kilometra që do të vihet në çdo cep të qytetit dhe do të jetë si vaskë presioni për të furnizuar çdo cep të qytetit në mënyrë të njëtrajtshme. Depozitat jo që nuk do të jenë më, janë angari për banorët, por edhe problematike sa i përket ndotjeve bakteriologjike. Këto dy projekte pritet të fillojnë brenda këtij viti”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Reshje masive dëbore në Voskopojë, rrugët e qytetit ‘vishen’ me të bardhë

 

Të fundit

“I hap ‘derën’ Bashës për koalicion”, Alibeaj: Berisha ka mbetur me mjeranë

Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi njoftuan sot koalicionin e përbashkët mes ‘Djathtas 1912’ dhe LZHK në zgjedhjet parlamentare 2025. Alibeaj...

‘Mu mbushën sytë me lot’, Pirro Çako rrëfen takimin virtual me Parashqevi Simakun

Kompozitori dhe këngëtari Pirro Çako ka ndarë emocionet pas takimit virtual me Parashqevi Simakun. Ai u shpreh se ka qenë shumë i emocionuar dhe i...

Parashikimet e frikshme të Baba Vangës dhe Nostradamus: Europa do zhytet në kaos në 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim rrëqethës për vitin 2025 që mund ta bënte Evropën të rrënuar. baba vanga nostradamus Dyshja legjendare...

Rritet me 34% numri i aksidenteve krahasuar me një vit më parë

Rrugët e vendit kanë qenë më të qeta këtë fund vit. Gjatë muajit nëntor në vend ka pasur si më pak aksidente rrugore, ashtu...

Varfëria ulet “këmbëkryq” në Elbasan, qytetarët të pakënaqur marrim borxh për të festuar

Me ngrohtësinë e festave të fundvitit, vijnë edhe obligimet familjare për të shtruar tryezat festive. Mirëpo, këtë magji duket se festave të fundvitit i’ua...

Lajme të tjera

Web TV