14 Prill 1943/ Rebelimi i djali Stalinit, Jakov Xhugazhvili kryen vetëvrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E vërteta e vdekjes misterioze të djalit të Stalinit, Jakov Xhugazhvili, në një kamp gjerman përqendrimi, është zbuluar më në fund nga historianët rusë. Për vite me radhë, gjermanët pretendonin se Xhugazhvili u qëllua nga rojat, teksa përpiqej të arratisej nga kampi Saksenhausen, ku ishte burgosur.

Gjermanët publikuan një foto që tregonte trupin e tij të mbushur me plumba në një gardh – një përpjekje e dukshme e dështuar arratisjeje. Thashethemet vazhduan se Jakov kishte kryer një vetëvrasje. Në vitin 2000, pas një hetimi 12-vjeçar, u konfirmur nga profesori John Erickson autoriteti sovjeto-gjerman i luftës, – se Jakov kishte vrarë veten.

Xhuigazhvili shërbeu si oficer i artilerisë në Ushtrinë e Kuqe, dhe u kap në fazat e hershme të pushtimit gjerman të Bashkimit Sovjetik, në betejën e Smolenskut.  Gjermanët i propozuan Stalinit, shkëmbimin e Jakov me feldmarshallin gjerman Fridrih Paulus, por udhëheqësi sovjetik Stalini e refuzoi ofertën, duke thënë se “nuk do të liroj një marshall për një lejtnant”. Hitleri bëri edhe një propozim tjetër: të shkëmbente Jakovin me nipin e tij Leo Raubal, por as ky propozim nuk u pranua.

Kështu u zbulua se togeri i artilerisë ruse, u trondit dhe u ndje aq shumë i turpëruar nga lajmi i masakrimit të 15 mijë polakëve në Katin në vitin 1940 nga ana e babait të tij, saqë kreu vetëvrasje duke u vetë-hedhur në gardhin elektrik të kampit.

“Roja sigurisht qëlloi Jakovin katër herë,” – tha profesor Erickson, – “por tani dihet se ai qëlloi plumbat në trupin tashmë të vdekur të Jakovit… Ishte turpi i masakrës së Katinit që e solli atë në fund të lidhjes së tij… Edhe pse, në vitin 1977, ai u nderua pas vdekjes me Urdhrin e Luftës Patriotike të klasit të parë… vdekja e tij mbetet një tragjedi”.

Lexo edhe :  Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

Kalendar

14 Prill 1849 – Hungaria e deklaron veten të pavarur nga Austria, me Lajos Kosuth si udhëheqësin e saj.

14 Prill 1944 – Një shpërthim i madh në portin e Bombeit në Indi, vret 300 poersona dhe shkakton dëme ekonomike të vlerësuara në mbi 20 milionë paund.

14 Prill 1958 – Sateliti sovjetik “Sputnik 2” bie nga orbita pas një qëndrimin në hapësirë prej 162 ditësh. Ajo ishte anija e parë që mbante një kafshë të gjallë, një qen femër me emrin Laika , i cili ka gjasa të ketë jetuar vetëm pak orë pas shkëputjes nga toka.

14 Prill 1978 – Mijëra gjeorgjianë demonstrojnë në Tbilisi, kundër përpjekjeve sovjetike për të ndryshuar statusin kushtetues të gjuhës gjeorgjiane.

14 Prill 1988 – Në një ceremoni të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje me ane të së cilës premton të tërheqë trupat e saj nga Afganistani .

14 Prill 1999 – NATO bombardon  gabimisht një konvoj të refugjatëve shqiptarë në Kosovë. Zyrtarët jugosllavë, pretenduan se në atë sulm u vranë 75 persona. NATO kërkoi publikisht ndjesë për incidentin.

 

 

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV