Balina zbulon dy finalistët që do të luftojnë ‘kokë më kokë’ për çmimin e madh të “BBV”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Balina Bodinaku.

Balina ka qenë një nga opinonistet e edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”.

Edhe pse këtë edicion ajo nuk është më në rolin e opinonistes, shpesh shprehet në rrjetet e saj sociale duke dhënë mendimin mbi banorët e këtij viti.

Shumë pak ka mbetur nga finalja e madhe, kë sheh Balina fitues të këtij edicioni?

“Ne e dimë fituesin pak a shumë. Duke lexuar angazhimin e fansave dhe të publikut mendoj se fituesi është Luizi dhe ka njëfarë kohe që dihet.

Kjo gjë e ka prekur lojën, ka një mungesë të madhe të ambicies së banorëve të tjerë. E kanë nisur lojën më të dembelosur këtë vit dhe me shumë agresivitet.

Nisi me vrull që ditën e parë, por tani ka rënë shumë”.
Pse nuk ka qenë opinioniste këtë vit Balina?

“Kur m’u bë ftesa për të qenë opinioniste kisha një problem shëndetësor, isha në spital”.
Ndërkaq, si e pa Balina rihyrjen për herë të dytë të Kiarës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

“Deri diku është normale sjellja e saj. Doli, e pa çfarë ndodhi dhe hyri brenda me një qëndrim krejt tjetër. Nuk e kishte më merakun për t’u dukur goca e mirë”.
Dyshja e fundit në finale kush do të jetë?

“Mund të jetë Dea-Luiz”.

Si i ka parë Balina komentuesit e këtij edicioni të “BBV”?

“Ne i marrim në konsideratë komentet, i shohim si sukses. Ne privohemi të themi diçka pasi e dimë që do të na sulen me komente negative. Ky show është më i madhi, më i ndjekuri, është normale që do komentohet.

Nuk do ishte “BBV” kaq i rëndësishëm nëse nuk do të kishte kaq njerëz që do të komentonin. Ekstrem dhunes këtë vit komentuesit. Askush nuk është i mbrojtur virtualisht, nuk ka kontroll, ka një tifozeri që godet këdo për kritikën më të vogël. Vjet unë isha shumë e prekur, ndërsa këtë vit janë më shumë të prekur. Ndihet dhuna në lëkurë”.

Të fundit

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

Lajme të tjera

Web TV