Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për 14 majin. ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ është slogani i PD-së, ndërsa sot do të prezantohet edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.
Hapja e fushatës po mbahet në Pallatin e Sportit, Fahrie Hoti. Fjalë do të mbajnë 9 persona, mes tyre edhe kandidati i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj
Të pranishëm në takim janë edhe deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Bejkos, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.