Banorët e “Big Brother Vip” duket se janë kthyer kundër Efi Dhedhes e cila është futur në shtëpinë e Big Brother pak javë më parë.
Në një diskutim me njëri-tjetrin Bledi Mane ka pyetur Luizin nëse Efi po largon veten nga finalja.
Luizi pa u menduar aspak tha se nëse Efi nuk del deri të shtunën do t’i shtrëngoj dorën.
Të njëjtën gjë kanë pohuar edhe banorët e tjerë, të cilët duket se kanë mbështetur Luizin.