Zyrtare/ Federata Italiane e Futbollit rrëzon pezullimin e Lukakut ndaj Juventusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romelu Lukaku do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Interit në Kupën e Italisë kundër Juventusit pasi FIGC(Federata Italiane e Futbollit) anuloi pezullimin e tij.

Sulmuesi belg u përjashtua me karton të kuq për festimin e tij “shh” për turmën vendase në ndeshjen e parë, pas një sërë ofendimesh dhe gjestesh të neveritshme raciste. Pavarësisht dënimit për akte të tilla në të gjithë futbollin italian, pezullomi i Lukakut u la fillimisht në fuqi pasi apeli i Interit u refuzua të premten. Tani, pas reagimeve të forta, federata italiane (FIGC) ka vendosur të ndryshojë vendimin e saj.

Sipas gazetarit italian Daniele Mari, presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina zgjodhi të falë Lukakun me zyrtarin që pretendon se “parimi i luftës kundër të gjitha formave të racizmit është një element themelor i sistemit sportiv”.

Në realitet, vendimi vjen pas një reagimi të ashpër. Kundërshtimi ishte i fortë kur u dha për herë të parë pezullimi, por u rrit edhe më ndjeshëm kur apeli i Interit për Lukakun u refuzua ndërsa Juventusi nuk mori asnjë pezullim për tifozët të cilët ishin përgjegjës për gjestet raciste.

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV