Manchester United mposht me anë të 11 metërshave Brightonin dhe siguron finalwn e FA Cup

Manchester City-Manchester United do të jetë finalja e këtij sezoni në FA Cup, që do të zhvillohet në 3 qershor.

Kjo do të jetë hera e parë që dy skuadrat e Manchesterit do të përballen me njëra-tjetrën në një finale të madhe të kupave vendase.

Skuadra e Erik ten Hag iu fal penalltive për të eliminuar Brightonin në një gjysmëfinale, në një sfidë që nuk prodhoi gola gjatë 120 minutave.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë një tjetër finale pas asaj të Kupës së Ligës, të cilën e fituan 2-0 përballë Newcastle.

7-6 fitoi United nga goditjet e penalltive. Solly March gaboi nga Brighton, ndërkohë që suedezi Victor Lindelof realizoi penalltinë vendimtare për United.