Kejvina rrëfehet për BBV: Më mungon Luizi dhe Olta! Nuk do mungoj në finalen e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kejvina Kthella, e cila doli nga Big Brother VIP për shkak të përplasjes me Luizin, të cilin e qëlloi me shuplakë ka treguar se ai i mungon.

Në një intervistë për Big Brother Radio tha se do të ishte në finale në rast se nuk do të kishte ndodhur ajo skenë.

Ndër të tjera u shpreh se ndodhet në Itali te familja e saj dhe 2 banorët që i mungojnë thotë se janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.

-Dje Luizi në shtëpi së bashku me banorët e tjerë po tregonte me një siguri se po mos të kishte ndodhur ajo situatë Kejvina do të ishte në finale absolutisht.

Kejvina: Ashtu mendoj edhe unë. Më vjen shumë keq dhe shumë herë e mendoj se si ndodhi ai moment. Nuk e di thjesht nuk e mbaj mend atë moment.

-Çfarë kemi të re nga Kejvina?

Kejvina: Asgjë nuk ka të re, derisa të mbarojë “Big Brother”-i nuk kemi bërë asgjë. Thjesht shohim Big Brother VIP.

-Çfarë ndryshoi Big Brother VIP tek Kejvina?

Kejvina: Tani duke qenë se e dimë situatën time, është folur dhe rifolur në fakt edhe pse me të gjithë atë situatën e pakëndshme që ndodhi mund të them që më ka ndihmuar mua në jetën time në marrëdhënie me njerëzit, me situatat dhe gjërat le të themi. Ka bërë një kthesë goxha si me dashje si padashje “Big Brother”-i në jetën time.

-Kush i mungon më shumë nga banorët e shtëpisë Kejvinës?

Kejvina: Në fakt më mungojnë të gjithë ata që kanë dalë jashtë. Unë kam kaluar mirë me të gjithë, 2-3 banorë i kam takuar, kam kontakte me to. Por më mungon Olta Gixhari dhe Luizi.

Lexo edhe :  Pas komenteve negative dhe rritjes së followers-ave, Jozit i mbyllet Instagrami?

-A do të jetë Kejvina në finalen dhe në ‘after party’-in e Big Brother VIP?

Kejvina: Patjetër, si mund të bëhet një ‘after party’ dhe mos të jem unë aty? Do jem dhe në finale, po përgatitemi për natën e madhe.

Të fundit

Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një...

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Lajme të tjera

Web TV