Shifra ‘të çmendura’/ Ja sa duhet të paguajnë fansat që të shohin nga afër finalen e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Top Channel duket se ka vendosur që të korrë frytet financiare të audiencës që ka fituar në këtë vit Birg Brother deri në sekondën e fundit.

Pas shtyrjes me disa javë të finales, aplikacioni Big Love, ku fansat nga e gjithë bota paguanin shuma të majme për mesazhe që ju dërgoheshin banorëve të tyre të preferuar, tashmë ajën bërë publike edhe shumat që do të paguajnë fansat që duan të ndjekin nga afër finalen e madhe të 6 Majit.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ana e produksionit.

Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhettë bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Linku në fjalë është shpërndarë dhe nga vetë moderatorja e programit Arbana Osmani, e cila edhe vetë korr mijëra euro nga prezantimi i një formati të tillë, që këtë vit ka tejkaluar të gjitha limitet e audiencës, edhe për shkak të një personazhi që ka qenë kryefjalë që në javët e para Luiz Ejlli.

Por pavarësisht fitimeve marramendëse, çmimi i madh ende nuk ka kapur shifrën e 100 mijë eurove, ndërsa finalistët që do të jenë pjesë do të marrin nga 10 mijë euro.

Jo më larg se Kosova, çmimi për fituesin ishte 200 mijë euro, edicion i cili u fitua nga reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe Stresi.

Lexo edhe :  U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit (Foto)

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV