Meta nuk përmbahet, kërcënon Ramën nëse prek votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PL-së Ilir Meta ka kërcënuar kreun e qeverisë se do të përballet me reagimin e fortë të opozitës nëse prek votën e lirë të qytetarëve. Sipas tij, Rama nuk i ka fituar asnjëherë zgjedhjet, por i ka vjedhur dhe blerë ato.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama lidhur me zgjedhjet e 14 majit dhe vjedhjen e votave. Përmes një interviste në Neës 24, Meta tha se Rama duhet të gjejë vend ku të futet në rast se në zgjedhjet e 14 majit vidhet qoftë edhe një votë. “Ne do të jemi përballë qendrave të votimit. Ne jemi treguar të durueshëm ndaj të gjitha provokimeve që ka bërë ky bandit. Ky po bën çdo lloj provokimi. Atë ditë po u prek një votë, ky ta gjejë vetë vendin ku të futet. Qytetarët kanë një detyrë. Qytetarët do të shkojnë të votojnë. Të gjithë ata që na ndjekin, që janë qytetarë, njerëzit janë vrarë dhe nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës”-tha Meta.

Ai shtoi se opozita është treguar e duruar ndaj provokimeve të kryeministrit, të cilin e quajti bandit, por shtoi se pas 14 majit, ata do ta menaxhojnë Ramën shumë mirë. “Nëse nuk janë të kënaqur, ta ndëshkojnë me votë. Mos ki merak ti, do i numërojmë vetë votat tona ne. Njerëzit të bëjnë detyrën dhe të mos bien vitima të propagandës së ktij me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Po mbyllen lokalet e dasmave se nuk ka më dasma, po falimentojmë. Po vijoi kështu, do të mbyllen edhe furrat e bukës. Ne nuk jemi të pabesë siç është ky sekt shkatërrimtar.

Lexo edhe :  Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

Ne do ta lajmërojmë. I bëjmë thirrje presidentit dhe institucioneve të pavarura, si dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë përpara se të vidhen votat. Ama ne votat e qytetarëve do t’i mbrojmë me çdo çmim. Rama nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje. Ka blerë kryetarin e opozitës atëherë. S’kemi çfarë i bëjmë Ramës, na qëlloi një i sëmurë, do ta menaxhojmë shumë mirë ne pas 14 majit”, u shpreh Meta.

Ai gjithashtu ka mbrojtur Berishën përsa i përket çështjes së shpalljes “non grata” nga SHBA. Sipas Metës këtë çështje po e shëtit Rama në Shqipëri, ndërsa theksoi se kryeministri nuk ka moral të përmendë diçka të tillë pasi është i përfshirë në skandalin McGonigal. Sa i përket deklaratave të ditëve të fundit në fushatë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, Meta deklaroi se “të vjen për të vjellë kur flet për non-grata shoku i McGonigal”, ndërsa shtoi se kërcënimi i tij për të mos bashkëpunuar me pushtetin vendor në të ardhmen nuk është normal për një vend që synon BE-në. “Këlliçin do e mbështesim si çdo kandidat të Primareve që e kanë zgjedhur qytetarët. Këlliçi është shumë pozitiv dhe i motivuar. Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës për të qëlluar korrupsionin e frikshëm në bashkinë e Tiranës. E dimë shumë mirë ku shkojnë lekët e inceneratorëve. Ai e ka për të qëlluar me top korrupsionin absolut. Ne do kalojmë nga korrupsioni absolut në transparencë absolute, kjo është marrëveshja që kam firmosur me Berishën”-deklaroi kreu i PL-së.

Të fundit

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një...

Libra, bizhuteri dhe…/ Sa po u kushton festa e 7 Marsit shqiptarëve

Në Shqipëri, Dita e Mësuesit më 7 Mars nuk është thjesht një moment mirënjohjeje për to, por edhe një garë e heshtur mes prindërve...

15 Marsi – dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Më shumë shanse për Shqipërinë dhe Kosovën, Botërori 2030 luhet me 64 skuadra

FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, me 64 të tilla në 2030-n. FIFA ia doli të...

Në kërkim për drogë, vjedhje e plagosje, katër të arrestuar në Tiranë

Katër shtetas janë arrestuar nga policia, në vijimësi të operacionit të koduar “Catxh”. Njëri prej të arrestuarve, ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit...

Lajme të tjera

Web TV