Nga Rrogozhina, ku zhvilloi takimin elektoral të radhës, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj kërkoi votën për Edison Memollën.
Ai tha se kandidatët e tjerë nuk kanë lidhje me Rrogozhinën, por e duan atë vetëm për “ekskursion politik”. Kjo pasi ai pretendon se ata e shohin Rrogozhinën si ruletë.
“Nga vijnë këta kandidatët e tjerë?! Nisen në mëngjes nga Tirana, bëjnë ekskursion këtu dhe kthehen prapë në Tiranë. Kanë drejtuar lojërat e fatit dhe mendojnë se Rrogozhina është një ruletë. Ne sot duhet t’ju japim një mesazh. Kjo nuk është tavlla jote, kjo nuk është ruleta e Saliut, kjo është Rrogozhina e Partisë Socialiste, e njerëzve të ndershëm, e njerëzve të drejtë, e atyre që duan punën e ta çojnë përpara.
Këta që vijnë për ekskursion, 4 vjet zhduken. Ndërkohë ne e kemi ‘shalqi me provë’ Edisionin, jo vetëm që nuk zhduket, por ka qenë këtu përditë e përnatë, ka qenë këtu për çdo siklet e çdo hall, në ditët tona më të vështira ndaj dhe sot që po shndrit ky diell dhe ditët më të mira i kemi përpara, ne do të vazhdojmë të ecim përpara me Edisionin dhe me Partinë Socialiste”, deklaroi Veliaj.