Lajm i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar rreth mesditës në Shkodër, ku raportohet për një viktimë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Skënderbeg’.

Deri më tani nuk dihen detajet rreth ngjarjes në fjalë, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Paraprakisht raportohet se të shtënat me armë kanë ardhur nga një banesë.