Rënia e Euros, pasojë e progresit të ekonomisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i kursit të këmbimit të Lekut ndaj Euros sipas Bankës së Shqipërisë është shenjë e progresit të bërë nga ekonomia shqiptare.

Në përgjigjen drejtuar disa shoqatave që ditë më parë kërkuan ndërhyrje për normalizimin e situatës, Guvernatori Gent Sejko ka renditur edhe faktorë e nënçmimit të Euros në vend.

“Deficiti tregtar në mallra dhe shërbime shënoi një rënie vjetore prej 8.2%, ndërsa deficiti i llogarisë korrente një reduktim vjetor prej 7.4%. Në këtë ecuri, një kontribut të fortë ka dhënë rritja e shpejtë e eksporteve shqiptare, nga niveli 4. 8 miliardë Euro në vitin 2021 në nivelin 6.7 miliardë Euro në vitin 2022. Kjo rritje është ndihmuar nga rritja e shpejtë e eksportit të shërbimeve, në veçanti turizmi, nga niveli 3.5 miliardë Euro në vitin 2021 në nivelin e 4.8 miliardë Eurove në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, remitancat u rritën me thuajse 10% gjatë vitit 2022, ndërsa investimet e huaja direkte me rreth 33%. Të dy këta zëra kanë gjeneruar flukse hyrëse shtesë valutore prej më shumë se 400 milionë euro gjatë vitit 2022.”

Sipas Bankës Qendrore, forcimi i kursit ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit në vend si dhe ka ulur borxhin publik.

“Forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar qëndrueshmërinë e bilanceve financiare të kredimarrësve në valutë, duke pasur një efekt direkt pozitiv ne nivelin e kredive me probleme dhe në stabilitetin financiar të vendit. Së fundi, forcimi i kursit të këmbimit ka përmirësuar qëndrueshmërinë e borxhit të huaj të ekonomisë shqiptare, duke reduktuar edhe kostot e tij të financimit në tregjet ndërkombëtare”.

Banka e Shqipërisë vlerëson se nuk mund të ndërhyjë direkt, sa kohë kursi i këmbimit pasqyron çrregullime të tregut valutor.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV