Finalja e Kupës së Greqisë AEK-PAOK, Federata greke del me njoftim zyrtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është mbledhur Komitetin i Emergjencës së Federatës Greke të Futbollit dhe ka autorizuar presidentin e Federatës të diskutojë me te dyja klubet e AEK-ut dhe PAOK-ut për vendin ku do të luhet finalja e Kupës. Këtë të premte Komitetin Ekzekutiv i Federatës Greke do dalë me një vendim, nëse kjo finale do luhet në Shqipëri.

Paraprakisht ka pasur një bisedë mes presidentit të FSHF-së Duka dhe atij të Federatës Greke për të zhvilluar finalen e Kupës së Greqisë në Shqipëri dhe Duka ka dhënë dakordësinë për cështjen e stadiumit.

Finalja për shkak të prenotimeve ne “Air Albania” nëse luhet në Shqipëri mund të zhvendoset ne “Elbasan Arena”.

Policia greke nuk merr përsipër këtë sfidë për shkak të sjelljes dhe huliganizmit të tifozëve të dy ekipeve. Edhe Qipro refuzoi një ndeshje të tillë. Nuk dihet nëse policia shqiptare do marrë përsipër mbarëvajtjen e këtij takimi pasi në Shqipëri do të vinin mijëra tifozë grekë dhe ekziston mundësia të vijnë edhe tifozët problematikë.

Gjithsesi vendimin Federata greke do e marrë më 12 maj për vendin e zhvillimit të finales së Kupës.

“Komiteti i Emergjencës i Federatës Greke të Futbollit, gjatë mbledhjes së sotme, vendosi të autorizojë presidentin z. Panagiotis Baltakos për t’u konsultuar me dy finalistët e finales së Kupës së Greqisë për përcaktimin e vendit të zhvillimit. Procedura e mësipërme vlerësohet e nevojshme për përzgjedhjen e një prej stadiumeve të konfirmuara të disponueshme që ekzistojnë për zhvillimin e finales së Kupës së Greqisë. Përzgjedhja përfundimtare do të ratifikohet në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të premten më 12 maj”, njofton Federata greke.

Të fundit

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle, por klubi i kuq po...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Lajme të tjera

Web TV