“Maskara, kërcënon emigrantët”/ Akuzat e forta të Ramës për Belerin 2 orë para arrestimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm në restorantit e tij nga agjentët e SPAK të mbërritur nga Tirana.

Ai akuzohet për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Ditët e fundit Beleri dha një intervistë në mediat greke ku foli për helenizimin e Himarës në rast se ai do të fitojë, çka solli reagime të ashpra edhe në tiranë.

Pak orë para shoqërimit në polici, Edi Rama ka sulmuar përsëri kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Rama e cilësoi Belerin një maskara që ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj. Ai tha se Napolon Çakalli dhe Spiro Koka janë personat që kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke.
Kreu i qeverisë i paralajmëroi këta dy persona se do të merret personalisht me ata.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër.

Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh.

Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke.

Lexo edhe :  BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”, -tha Rama gjatë intervistës në Opinion.

Të fundit

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Lajme të tjera

Web TV