Akuza për kërcënime nga familjarët e Kiarës, Gent Hazizi “nxjerr bllof” Zhaklinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje, në “Post BBVA 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull aktorin Gent Hazizi.

Ky i fundit, në një postim në Instastory, e mohoi një ngjarje të tillë dhe shkroi: “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

Loja e reposteve vijoi dhe Genti u shpreh: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

Akuzat për kërcënimin nga ana e familjarëve të Kiarës i bëri fillimisht Tea, në “Më lër të flas”, ku u shpreh:

“Mua më kanë kërcënuar. I gjithë produksioni i “BBVA” është në dijeni për këtë. Ndërkohë që po dilja nga “BBVA”, pasi mbaroi spektakli, nja 2 javë më parë, ndërkohë që po dilja, po më prisnin te dera Kiara bashkë me familjarin e saj dhe më kërcënuan “do të të vras”. Ndodhi para dy javësh”, tha Tea, duke shtuar se i kishin thënë se familjari në fjalë ishte burri i tezes së Kiarës dhe theksoi se ndodhi te dera e “BBVA” dhe se kishte edhe dëshmitarë prezentë, madje edhe Ronaldo, i cili i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë tematikë.

Lexo edhe :  “Librin e marr në plazh si aksesor për foto”, modelja “ndez rrjetin” me deklaratën

Më pas, Zhaklina i konfirmoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E vërtetë”.

Të fundit

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV