Tensionet në Arsenal, Xhaka shkon në Bundesligë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori me origjinë kosovare, Granit Xhaka, gjatë merkatos së janarit do lëviz nga klubi i Arsenal.

Xhaka nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët me klubin dhe po kërkon një largim sa më të shpejtë, ndërkohë që prej kohësh raportohet se skuadra nga Bundesliga kanë shprehur interes për lojtarin.

Që nga incidenti me tifozët në ndeshjen me Crystal Palaces ku Arsenal mori vetëm një barazim 2-2, kosovari nuk ka gjetur qetësi të londinezët.

Sipas “RMC Sport” skuadra e cila luan në Bundesligë, Hertha Berlin, po kërkon blerjen me patjetër të Granit Xhakës, kjo pasi nuk u arritën që të merrnin Lucas Tousart nga klubi i Lyon-it.

Skuadra gjermane ka ofruar shifrën e 20 milionë eurove për mesfushorin e Arsenal, por kjo është refuzuar menjëherë nga klubi anglez.

Dëshira e madhe e teknikut Jurgen Klinsmann për ta pasur Xhakën ka bërë që të fillojë bisedimet me skuadrën londineze dhe agjentin e lojtarit për të gjetur një marrëveshje të përbashkët./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Lajme të tjera

Web TV