“Njerëzit nuk kanë dashur që ne të jemi bashkë”/ Stresi flet për ribashkimin me Noizy-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar këtë episod të ‘Lancio’ ishte reperi i njohur Stresi. Gjatë muajve të fundit, emri i artistit ka qenë një kryefjalë në media pas eksperiencës dhe shpalljes si fitues i ‘Big Brother VIP Kosova’ dhe ribashkimit të tij pas më shumë se një dekade armiqësi me Noizy-n.

Për të gjitha këto dhe detaje të tjera rreth jetës së tij private, Stresi jep një intervistë ekskluzive.

Si po shkon bashkëpunimi i parë dhe i vetëm deri më tani me Noizy-n që ‘vulosi’ dhe ribashkimin e miqësinë mes tyre?

Të them të drejten, jam interesuar duke pyetur dhe Noizy-n. Në Londër jemi numër 1 ‘trending’ prej tre ditësh dhe është shumë një këngë shqiptare të qëndrojë numër 1 ‘trending’ në Mbretërinë e Bashkuar.

Kënga po ecën me ritmet e huaja, me thënë të drejtën e kemi pritur kështu. Çdo gjë ka qenë me paramendim, edhe shakaja që bëmë. 

Para publikimit të bashkëpunimit, Noizy dhe Stresi ishin kryefjalë e portaleve nga disa postime në rrjetet e tyre sociale ku dukej qartazi se ishin ‘thumba’ për njëri-tjetrin dhe ku gjithashtu nuk ndiqeshin më.

Kjo situatë u komentua si një zënkë mes artistëve, por në fakt ishte e gjitha një ‘prank’ nga ana e tyre.

Ideja ishte e imja, i thashë Noizy-t që ta bëjmë. Mirë më tha, po para koncertit. Edhe na erdhi mundësia para se të nxirrnim këngën.

Njerëzit që ne na besojnë dhe kanë parë sa e shëndetshme është si shoqëri, janë mërzitur shumë nga kjo shaka, njerëz që me të vërtetë i vlerësoj, kurse njerëzit që me padurim presin të zihemi, çfarë nuk thanë. Ne i shihnim dhe vetëm qeshnim. 

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV