Formacionet zyrtare të derbit anglez Manchester United-Chelsea

Manchester Unitedi dhe Chelsea zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga java e 32-të në Premier League.

Në sfidën që zhvillohet në Old Trafford, Djajtë e Kuq kanë nevojë për rezultat pozitiv (barazim ose fitore), në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Derisa Unitedi ka nevojë për një pikë, Chelsea hyn në këtë sfidë pa ndonjë objektiv real, pasi e ka siguruar mbijetesën, ndërsa është jashtë garës për pozitat evropiane.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Shaw, Varane, Lindelof, Casemiro, Eriksen, Fernandes, Antony, Sancho, Martial.

mancha.jpg

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, W.Fofana, Chalobah, Hall, Gallagher, Fernandez, Chukwuemeka, Madueke, Havertz, Mudryk.

chelsea-1.jpg