Vendimi i qeverisë për të mbyllur Akdeminë e Albanologjisë në vend ka shkaktuar një reagim të madh publik.
Përfaqësuesi nga qëndresa qytetare, Rigels Xhemollari është shprehur se kjo është një precent shumë i rrezikshëm pasi nesër me një VKM mund të mbyllë dhe të shkrijë të gjitha universitetet në Shqipëri.
“Ka disa aspekte të rrezikshmërisë që paraqet ky projekt akt së pari dhe në aspektin procedural sepse kemi një VKM projekt që nuk ka kaluar në konsultim sipas parashikimit të ligjit për arsimin e lartë tek institucioni që dot të shkrihet. Studiuesit dhe akademikët që janë brenda albanologjisë nuk janë konsultuar me këtë projekt-akt përkundrazi ministrja e arsimit i ka premtuar se do të bëjë një ligj të posatshme dhe do të sjellë investime.
Kjo nuk është një çështje e 100 studiuesve që janë brenda asaj akademie për është një çështje që na përket ne, botës akademike dhe të gjithë atyre që i intereson shkenca dhe arsimi në këtë vend. në momentin kur qeveria ka marrë prano private dhe ka prishur teatrin me një VKM me arsyetimin e kjo është më e mira por nuk mund të jetë e mirë ajo që mendon qeveria sa i përket shkrirjes së Akademisë së Albanologjisë.”