Rithemelimi/ Humbësit e “BF” kërkojnë përsëritje zgjedhjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatët që humbën në zgjedhjet e 14 majit pretendojnë se pas hapjes së kutive, fitorja do të jetë në tavolinë. Ndërkohë të gjithë ata që janë afër Berishës nuk pranojnë as këtë rezultat dhe as dorëheqjen e Berishës mbas humbjes së thellë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Rrallëherë në Shqipëri ndodh që humbësi të pranojë zgjedhjet, por menjëherë pas tyre, fillon të kontestojë çdo kuti ku janë hedhur votat e shqiptarëve. Si një “mosdorëzim” ndaj humbjes, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kërkojnë që të hapin edhe një herë kutitë e votimit për tu rinumëruar duke u pozicionuar kështu në linjën e Berishës, se humbja nuk është e tyre. Mospranimi i këtij rezultati do e “kënaqë” Berishën që të qëndrojë ende në krye të Rithemelimit. Madje kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë mbajtur të njëjtën linjë me Sali Berishën duke thënë se nuk është e nevojshme që ky i fundit të dorëhiqet nga kreu i Rithemelimit por se duhet të bëhet një analizë më e thellë dhe më pas të vendoset. Kandidati për Kuçovën, Lefter Maliqi tha se Berisha është fitues moral i këtyre zgjedhjeve sepse pavarësisht mungesës të vulës së PD-së dhe të komisionerëve, sërish kishte arritur të merrte një numër të madh votash. Ai u ndal më tej tek kontestimi i rezultatit për bashkinë e Kuçovës duke deklaruar se në shtator apo tetor mund të kishte përsëritje të zgjedhjeve në këtë bashki. “Sali Berisha është fitues moral i këtyre zgjedhjeve sepse ishte pa vulë dhe pa funksionarë. Kurse për Kuçovën po iu them se fitorja do jetë në tavolinë pas hapjes së kutive ose do kalojmë në zgjedhje në muajin shtator apo tetor, kështu që jam i bindur në një fitore të padiskutueshme”, tha Maliqi. Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse Berisha duhet të jepte dorëheqjen, një prej kandidatëve të BF në zgjedhjet e 14 majit, deklaroi se mbledhja bëhet për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. “Nuk jemi mbledhur për dorëheqjen e Berishës, duhet të kërkojmë dorëheqjen e Ramës jo të Berishës”, u shpreh ai. I të njëjtit mendim ishte edhe një tjetër kandidat i BF i cili tha se duhej bërë analiza e zgjedhjeve më pas të vendosej mbi qëndrimin që duhet të mbajë secili. Dje, Sali Berisha në godinën e Rithemelimit zhvilloi një mbledhje me 61 kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe me drejtuesit e qarqeve, ku deklaroi se do të ketë një analizë ndër më seriozet sa i takon rezultatit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Të fundit

Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpendët e ngordhura ‘pushtojnë’ plazhin

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar...

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend...

‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve bëhet me dije se 54...

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Lajme të tjera

Web TV