Pochettino nis operacionin “fshesa”, Broja dhe disa lojtarë drejt largimit nga Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mauricio Pochettino u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Chelsea-t, ndërsa detyra e tij e parë është të shfryjë një grup të mbipopulluar me plot 39 lojtarë.

Blutë janë jashtë Evropë, një fakt që ia bën më të lehtë punën trajnerit, pasi objektivi i tij i vetëm është të rikthej Chelsea-n mes katër ekipeve më të mira në Premier League.

Duke qëndruar te lojtarët që priten të largohen, mediat kanë zbuluar listën në dalje të skicuar nga Pochettino, lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

I pari që pritet të largohet nga Londra është N’Golo Kante me mesfushorin francez që i përfundon kontrata në 2024. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Meson Mount, Christian Pulisic dhe Hakim Ziyech, të tre janë futur në vitin që i përfundon kontrata.

Me “valixhe në duar” janë edhe lojtarë të cilët pavarësisht se janë nën kontratë mund të largohen që në verë pasi nuk bëjnë pjesë në planet e Pochettino-s.

Në këtë listë është i përfshirë edhe Armando Broja që me sa duket nuk pëlqehet nga trajneri i ri.

Sulmuesi kuqezi ka një kontratë të vlefshme me Chelsea-n deri në 2027, ndërsa vijon fazën e rikuperimit pas një dëmtimi të rëndë të pësuar në gju.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV