FOTO/ Pas ngacmimeve nga vajzat, Maestron nuk e lënë të qetë as “paparacët”

Ish-banori karizmatik i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri, ka qenë në fokus të mediave që pas daljes nga shtëpia me e famshme në Shqipëri.

Ai u bë më i njohur për publikun shqiptar për humorin, batutat dhe debatet me Luizin duke qenë një një nga banorët më të preferuar.

Por duket se jeta e Armaldos ka ndryshuar krejtësisht pas daljes nga “Big Brother”.

I ftuar në “Më lër të flas”, ai ka treguar se që pas daljes së tij nga Big Brother VIP, merr shumë komplimente nga vajzat në Instagram.

Krahas punës së tij ai tenor në Teatrin e Operas, ai tashmë kërkohet dhe nga clubet e natës për performaca live, ku paguhet deri në 3 mijë euro nga bizneset për të performuar.

Megjithatë, përtej angazhimeve, Maestro gjen kohë dhe për veten sigurisht.

Fjala.al, ka siguruar një foto të Armaldos teksa ka drekuar sot te “Rozafa” në Tiranë.

Ai nuk ka nguruar të shkrepë edhe disa foto me stafin e lokalit, menaxherin dhe kuzhinjerin, duke dëshmuar se vazhdon të jetë po i njëjti që i rrëmbeu zemrën e shumë fansave edhe pas famës.