Çfarë po ndodh? Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kim Jong Un, vuan nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas “New York Post”, teksa në dy vitet e fundit kishte arritur të kontrollonte peshën duke humbur disa kilogramë, lideri 39-vjeçar jo vetëm që e ka rifituar por ndoshta është shëndoshur edhe më shumë.

Kim Jong Un tani peshon 140 kg, sipas informacioneve, duke cituar burime të Koresë së Jugut. Përveç mbipeshës, Kim Jong-un vuan nga ankthi, i cili e bën atë të paaftë për të fjetur natën, duke gjetur ngushëllim te alkooli dhe duhani.

Agjentët e shërbimit sekret të Seulit analizuan fotot e fundit të liderit të Koresë së Veriut me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe arritën në përfundimin se Kim, i cili është 1.72 cm i gjatë, kishte humbur 20 kilogramë dy vjet më parë, por tani është shëndoshur.

Qeverisja e vendit i ka shkaktuar shumë stres, për pasojë po përballet me pagjumësi. Por fakti që ai është i varur nga pija dhe cigaret, tregojnë se shëndeti i tij është përkeqësuar.

Ligjvënësi i Koresë së Jugut Yoo Sang-bum, një anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës në Seul, u tha gazetarëve se agjencitë e inteligjencës së vendit besojnë se Kim mund të jetë duke përjetuar një çrregullim të rëndë të gjumit, duke konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe duhan.

Ai shtoi se spiunët e Seulit zbuluan se autoritetet e Koresë së Veriut po importonin ilaçe kundër pagjumësisë si Zolpidem dhe sasi të mëdha alkooli dhe cigaresh si Marlboro dhe Dunhill.

Ligjvënësi i Koresë së Jugut pohoi gjithashtu se, “Kim Jong Un u shfaq i rraskapitur dhe me rrathë të errët poshtë syve në daljen e tij publike më 16 maj”. Gjendja shëndetësore e udhëheqësit Kim është një shqetësim i madh për Perëndimin dhe veçanërisht Korenë e Jugut.

Të fundit

Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministria e Drejtësisë në Itali ka njoftuar se deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen me masa alternative...

Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në

Autoritetet kineze kanë rikonfirmuar të mërkurën se do të normalizojnë raportet me Parlamentin Evropian, teksa Pekini zyrtar ka për synim të thellojë raportet ekonomike...

Trajneri i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar. Dhe për këtë ka kryer...

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë,...

Lajme të tjera

Web TV