Vidhte sahatet e ujit në Durrës, pranga 39-vjeçarit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Durrës, pasi vidhte sahatët e ujit.

Kanë qenë ankesat e marra nga qytetarët për vjedhje të sahateve të ujit, ato që kanë vënë në lëvizje autoritetet.

Shtetasi me iniciale A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, i janë vënë prangat në flagrancë nga policia. Atij i janë sekuestruar 18 sahatë uji.

“Gjatë monitorimit të lagjeve, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit të vjedhjeve, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën me vete 18 sahatë uji që i kishte vjedhur në lagjen 14 dhe në lagjen 17 të qytetit të Durrësit” njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera nga ky shtetas.