1 orë në SPAK/ Silva Bino përfundon dëshminë: Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ajo ka qëndruar në ambientet e SPAK për rreth një orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: “Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë”

Kujtojmë se mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime.