Bie aksidentalisht nga kati i 6-të i hotelit, ndërron jetë turistja polake në Durrës

Një shtetase polake ka ndërruar jetë në një hotel në Durrës. Sipas Policisë 55-vjeçarja ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.