Shkelën rregullat e qarkullimit/ Gjobiten 2457 shoferë! 118 drejtuesve u hiqet patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia rrugore vijon aksionin për të përmirësuar sigurinë rrugore. Në aksionin e kryer së fundmi në autostradën Milot-Morinë, policia rrugore ka kryer monitorime duke përdorur mjete inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Sipas policisë, gjatë 72 orëve të fundit, nga monitorimet me Poliscan, janë konstatuar shpejtësi nga 150 km/h deri në 174 km/h, në zona ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve janë pezulluar gjithsej 118 leje drejtimi, nga të cilat:

88 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim me shpejtësi deri në 174 km/h;

19 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;

11 leje drejtimi janë pezulluar për qarkullim në sens të kundërt.

-12 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 2457 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit; për parakalime të gabuara; mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Monitorimi me mjetet inteligjente vijon në të gjitha rrugët e vendit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe :  Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

 

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV